Protesta e PD-së e thirrur nga grupi i themelimit nga Sali Berisha e cila do të zhvillohet nesër në selinë blu, duket se ka prekur edhe Kryeministrinë.
Advertisements
Porta kryesore e kryeministrise këtë pasdite i është vendosur veshja metalike mbrojtese, për t’u siguruar nëse do të ketë trazira.
Advertisements
Ndërkohë, selia e PD-së prej ditësh është blinduar me dyer prej hekuri, madje as deputetët që mbështesin Berishën nuk kanë mundur të hyjnë brenda.
Sot, ish-kryeminstri Sali Berisha vizitoi me deputetët e tij selinë blu ku piu dhe një kafe me gazetarët. Ai u zotua se nesër Lulëzim Basha do të largohet nga zyra.