Shpjegimi i OBSH-së
Advertisements
Organizata Botërore e Shëndetësisë – (OBSH) thotë se të dy viruset, si koronavirusi ashtu edhe gripi stinor, mund të kenë simptoma të njëjta dhe mund të jenë fatale për njerëzit.
“Të dy viruset ndajnë simptoma të ngjashme, duke përfshirë kollën, rrjedhje hundësh, dhimbje të fytit, ethe, dhimbje koke dhe lodhje. Njerëzit mund të kenë nivele të ndryshme të sëmundjes si me COVID-19, ashtu edhe me grip. Disa mund të mos kenë simptoma, mund të kenë simptoma të lehta ose sëmundje të rënda. Si gripi, ashtu edhe COVID-19 mund të jenë fatale”, thotë OBSH-ja.
Advertisements
Sa i përket shpërndarjes, OBSH-ja thotë se të dyja viruset, si COVID-19, ashtu edhe gripi, përhapen thuajse në mënyrë të njëjtë, kur një person i infektuar kollitet, teshtin, flet, këndon ose merr frymë.
Spërkalat e personit të infektuar, sipas OBSH-së, mund përfundojnë në sytë, hundën ose gojën e njerëzve që janë afër, zakonisht brenda një metri nga personi i infektuar, por ndonjëherë edhe më larg.
Njerëzit, gjithashtu, mund të infektohen me COVID-19 dhe me grip duke prekur sipërfaqe të kontaminuara, më pas duke prekur sytë, hundën ose gojën pa i pastruar duart. Sipas OBSH-së, të gjitha moshat mund të infektohen me virusin COVID-19 dhe virusin e gripit stinor, por më të rrezikuarit janë të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike, njerëzit me kushte imunosupresive si HIV/AIDS, pacientët që marrin kimioterapi ose steroide, ose ata që vuajnë nga sëmundjet malinje.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor thuhet se janë në rrezik të lartë për t’u infektuar nga COVID-19 dhe në rrezik të lartë për t’u infektuar nga gripi stinor. Ndërkohë që shtatzënat dhe ato që kanë lindur kohët e fundit janë në rrezik të lartë për të përjetuar grip të rëndë dhe COVID-19 të rëndë. Maqedonia e Veriut raporton katër raste me Flurona Një qytetar i Maqedonisë së Veriut i cili kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë personi i parë në këtë shtet që u zbulua se ishte i infektuar në të njëjtën kohë me COVID-19 si dhe me grip stinor.
Ndërkohë, të mërkurën, më 5 janar, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi edhe për tri raste tjera të qytetarëve të infektuar me Flurona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, rasti i parë është zbuluar në Kërçovë nga një klinikë private te një person i moshës 26 vjeç, i cili më 31 dhjetor kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurse, tri rastet e tjera janë regjistruar në Shkup.
Gjendja shëndetësore e të infektuarve raportohet se është e qëndrueshme.
“Bazuar në anketën epidemiologjike, personi në fjalë ishte i vaksinuar me dy doza të vaksinave. Pas detektimit të infektimit pacienti ndodhet në shtëpinë e tij për trajtim mjekësor në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut, Flurona manifestohet me simptoma të koronavirusit dhe gripit stinor. Në Kosovë u shtuan rastet me grip stinor Javëve të fundit Kosova është përballur me një fluks në rritje të rasteve me grip stinor. Në pjesën e dytë të muajit dhjetor të vitit të kaluar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, raportoi për më shumë se 15 mijë persona të prekur nga gripi stinor vetëm brenda dy muajve në vend. Sipas të dhënave të IKSHPK-së, nga 15,786 raste me grip, 2,498 janë cilësuar si infeksione respiratore akute dhe 69 me infeksion të