Çadrat me vete! Ju njohim me parashikimin e motit për ditën e enjte

Vendi ditën e enjte do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në veri, veriperëndim dhe jugperëndim.

Advertisements

Në alpe do të ketë borë të dobët, kurse gjatë reshjeve parashikohet mjegull.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete do jetë i forcës 3-4 ballë, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Advertisements

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 13°C
në zona e ulëta 5 deri 18°C
në zona bregdetare 9 deri 18°C.

Artikulli paraprakI injektoi nxënësit vaksinën anti-COVID, mësuesja arrestohet nga policia
Artikulli tjetërPublikohen pamjet/ Momenti kur shpërthimi i eksplozivit ‘bën copash’ makinën në Vlorë (VIDEO)