Befason me rrëfimin ish-konkurrenti i Përputhen: Do iki në polici, rraha dy shokët e Tolës dhe Adës, më ngritën kurth

Endri Misku është një nga personazhet më kontraverse që ka pasur ‘Për’puthen’ këtë sezon. Ai ka tërhequr vëmendjen me ironinë e tij dhe me humorin duke e quajtur veten shpesh si ‘më të bukurin’ e ‘më të zgjuarin’ e programit.

Advertisements

Ai tregoi se në datën 30 Dhjetor është përleshur me 2 miqtë e Tolës dhe Adës, të cilat sipas tij i kanë ngritur kurth.

Endri mendon se i kanë ngritur kurth pasi e çuan në një lokal pa njerëz në Durrës dhe se shokët e tyre po e provokonin gjatë gjithë kohës.

Advertisements

Kur njëri po kërcente me Tolën ai po rrinte në Instagram dhe personi mendoi se ai po i bënte video e foto dhe sipas Endrit kur ky shkoi për sqarim ai iu sul.

Endri tregoi që i ka rrahur dy shokët dhe ai donte ta ndiqte çështjen më tej por sipas tij Tola me Adën mundoheshin të mbronin dy djemtë dhe i luteshin të mos i tregonte policisë dhe mjekve në spital. Ai rrëfeu se policëve që e panë i tha se nuk donte të bënte denoncim dhe se policët e mbajtën 5 orë.

Sipas Endrit fakti që po e tregon këtë histori në kanalin e tij në YouTube është sepse gjatë përleshjes dy djemtë i kanë marrë zinxhirin prej floriri të dhuruar nga mamaja e tij.

Artikulli paraprak“Beatrix në gjendje të rënduar psikologjike pas daljes nga shtëpia më e famshme, ish-banorja e “Big Brother VIP’ i dërgon mesazhin e fortë
Artikulli tjetërI ftohti polar në Shqipëri, temperaturat -17 gradë priten të vazhdojnë deri në këtë ditë