Atentati ndaj Vincens Pirolit/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim njërin prej autorëve

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një prej autorëve të dyshuar të plagosjes së 34-vjeçarit Vinçens Piroli, në Bahçallëk të shkodrës.

Advertisements

Blutë e Shkodrës kanë rënë në gjurmët e autorit pas gjetjes së automjetit tip “BMW X5” për të cilën dha informacion Piroli.

Nga hetimet, rezultoi se ky mjet ishte marrë me qira nga shtetasi A. B., 23 vjeç, më datë 3 janar, ditën kur ndodhi palgosja, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Advertisements

Në vijim të veprimeve hetimore, 23-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lexo po ashtu
Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi hetimor i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, DVP Lezhë dhe DVP Durrës, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “BMW X5” që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar plagosën me armë zjarri shtetasin V. P., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të territorit, bazuar në informacionet e grumbulluara, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e këtij automjeti, i cili ishte braktisur në rrugën ‘’Hodo Beg Sokoli’’, Shkodër. Ky automjet është marrë me qira nga shtetasi A. B., 23 vjeç, më datë 03.01.2022, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Në vijim të veprimeve hetimore është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi A.B., 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 05.01.2022 janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, edhe shtetasit: V. P., 34 vjeç dhe M. M., 29 vjeç, i cili ka transportuar 34-vjeçarin në spital, por nuk ka njoftuar Policinë dhe nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com

Artikulli paraprakTjera detaje nga ngjarja tragjike në Fier, ku humbi jetën një 3-vjeçar: I mituri tentoi të merrte çantën…
Artikulli tjetërXhensila dhe Bes Kallaku takojnë rastësisht në Londër këngëtarin e famshëm (Foto)