Disa prej banorëve të Big Brother VIP janë akoma brenda shtëpisë që nga hyrja e tyre, pretendentët për çmimin e madh tani kanë kaluar 100 ditëshin.
Advertisements
Mes tyre ndodhet dhe aktorja me prejardhje nga Tropoja, Arjola Demiri. Në një diskutim të radhës mes Einxhel dhe DJ Dagz, ky i fundit thotë se ajo nuk ka bërë asgjë, nuk ka qenë e përfshirë në asnjë debat përveç atij me aktorin Donald Veshaj.
“Arjola këtu brenda nuk ka bërë asgjë, prej se kam hyrë kurrë në jetë një debat se ka bërë me askënd përveç atij me Donaldin”, tha ai.
Advertisements
Kjo ka bërë që të ketë një reagim nga mikesha e saj e ngushtë, aktorja Adriana Matoshi, shoqja e afërt e Arjolës.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se pas daljes nga BB VIP, Dagzin do ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë.
“Edhe pse ditë e diel sapo dola nga mbledhja e grupit dhe vendosem që pas daljes së Dagzit nga shtëpia e Big Brother menjëherë ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë”, u shpreh ajo.
Adriana duket se është revoltuar nga fjalët e DJ kosovar për miken e saj të ngushtë.