Aksident i rëndë në qytetin shqiptar, humbin jetën 2 persona dhe plagosen disa të tjerë (FOTO)

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, kanë humbur jetën dy persona.

Advertisements

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Advertisements

“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëv e të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin.

Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht.

Artikulli paraprakSheila Haxhiraj bën gati valixhet, i prezanton familjes modelin që njohu në “Big Brother VIP”
Artikulli tjetër“Unë nuk shkova direkt me e kap…”/ Donaldi ‘ia thotë troç’ Beatrix-it: Më dukesh shumë… (VIDEO)