Aksident i rëndë, ‘Benzi’ përplaset me ‘Opel’-in, tre të plagosur, njëri rëndë

Aksident në kryqëzimin e ‘Savrës’ 5 km nga Lushnja. Dy automjete janë përplasur ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Advertisements

Në aksident janë përfshirë një automjet tip ‘Benz’ më targa AB836DS dhe një ‘Opel Meriva’ më targa AA256JU.

Advertisements

Aksidenti ka sjellë radhë kilometrike në dy kahet e lëvizjes nga Lushnja drejt Fierit dhe anasjelltas.

Perplasja ka qenë e fortë dhe ‘Benzi’ është ndalur në barrierën e rrugës në qendër të autostrades, ndërsa ‘Opeli’ ka përfunduar dhjetëra metra më tutje.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe për të disiplinuar trafikun e automjeteve.

Mësohet se një prej të plagosurve nga aksidenti do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi përballen në “Shihemi në Gjyq”, këngëtari kërkon pjesën e tij të fitimit nga kënga “Të ka lali shpirt”
Artikulli tjetërSabiani tregohet një shok i vërtetë, ja çfarë ka bërë për vajzën e Ilirit (Foto)