Aksident i frikshëm, “Benzi” dhe “Seati” bëhen “copë copë” nga përplasja. Plagoset një 26-vjeçare (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier pasditen e sotme, në afërsi të nënkalimit të Novoselës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se si pasojë e përplasjes së një automjeti tip “Benz” me një mjet tip “Seat”, është plagosur pasagjerja e këtij të fundit, shtetasja M. D., 26 vjeç, banuese në Fier.

Advertisements

26-vjeçarja është transportuar në spital, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2022, rreth orës 18:05, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, shtetasi N.A.,27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja e mjetit ” Seat”, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk je gjaku im!”- 53-vjeçarja rrëfen mes lotësh momentin që mësoi se ishte e adoptuar. Takimi emocionues me motrat dhe vëllain. Rrëfehet pas gjysmë shekulli mamaja: Lashë deklaratë që…
Artikulli tjetër‘Vrau vrasësin e të shoqit kur ishte 18 vjeçe dhe shtatzëne’/ Vdes bosja e parë femër e Camorras