Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë të Matit, pasi makina që drejtonte ka rënë disa metra poshtë rrugës.
Advertisements
Policia tha se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë, Cërujë, Mat.
“Shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën.
Advertisements
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”