“A kanë ndryshuar ndjenjat e tua ndaj Trixës?”, Arbana pyet Donaldin në sy të gjithëve për ndjenjat e tij, ja përgjigja e aktorit

Mbrëmjen e sotme u diskutua ajo çfarë po ndodh mes Donaldit dhe Beatrixit brenda shtëpisë së Big Brother. Ndërsa për një moment duket se gjërat mes tyre kanë marrë fund për shkak të debateve, duket se arrijnë t’i sheshojnë problemet dhe të vazhdojnë përsëri bashkë. Kjo u diskutua dhe me banorët, një pjesë e të cilëve dhanë dhe mendimin e tyre.

Advertisements

Një pyetje të drejtpërdrejtë pati dhe Arbana drejtuar Donaldit nëse kanë ndryshuar ndjenjat e tij ndaj Trixës. Ai tha: “Jo. Thjesht kam gjendjet e mia. Kam momentet e mia. Ndoshta Trixa ka të drejtë për një vëmendje më shumë por kam qenë i tërhequr për problemet e mia dhe presioni nuk ka qenë i thjeshtë. Kjo ka qenë arsyeja që kam qenë pak më i tërhequr. Unë e shikoj si normale. “, tha Donaldi.

Artikulli paraprak”Karaktere si ty luftohen…”/ Einxhel surprizohet nga dy mikeshat e saj të ngushta
Artikulli tjetërTre banorët përfundojnë në nominim, ja për kë bëhet fjalë