Monika dhe Iliri kanë pasur një raport mjaft të ngushtë në fillimet pas hyrjes në Big Brother VIP. Por gjërat ndryshuan me kalimin e kohës dhe tashmë mes tyre ka nisur një “luftë” me ironi, debate dhe përplasje të vazhdueshme. Kjo ka bërë që Monika të kalojë në “kampin” e Donaldit.
Advertisements
Situata është përkeqësuar më tepër pas shakave që Iliri pretendon se bëri ndaj Monikës. Pak ditë më parë, kur banorët kishin si provë javore për t’u kujdesur për kafshët, i vendosi dhisë emrin Nika, shkurtim i Monikës. Megjithëse, ai thotë se nuk ka të bëjë me të, kjo nuk duhet e besueshme për aktoren.
Në spektaklin e së premtes, ata patën një tjetër debat të ashpër. Monika thotë se Iliri dëshiron që ta nxjerrë nga shtëpia. Ajo doli në nominim bashkë me Arbrin dhe të martën do të zbulohet kush do të lërë shtëpinë e famshme. Duke diskutuar për këtë, Arjola i është drejtuar Ilirit me pyetjen: “A gëzohesh nëse del Monika?”
Advertisements
Pjesë nga biseda:
Iliri: Unë i qetë jam
Arjola: Shumë..
Iliri: Më shikon të preokupuar.
Arjola: Kur përmend të martën po.
Iliri: Jo, do të kisha dëshirë të rrinte shoku im sepse Monika nuk është shoqja ime. Nuk ka sesi një njeri i lig të jetë shoku i Monikës.