Edhe pse th eu krahun brenda shtëpisë së Big Brother Vip gjatë një loje që po zhvillonte me banorët e tjerë, produksioni i “Reality Show-t” ka dhënë lajmin se moderatorja Einxhel Shkira do të vazhdojë lojën dhe do të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Advertisements
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm moderatorja tregoi se ndërhyrja kishte shkuar mirë dhe se ishte në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por nuk u dha vendimi final për rikthimin e saj në shtëpi ose jo. Vendimi u mor ditën e sotme pas konsultimit të ekipit mjekësor, duke parë dhe ecurinë e gjendjes së Einxhel.
Lajmi për rikthimin e saj në shtëpi është dhënë në faqen zyrtare të Big Brother Vip në Instagram, ku theksohet se mjekët kanë vlerësuar se gjendja shëndetësore është e mire dhe se “Big Brother ka vendosur që ajo të rikthehet”.
Advertisements
Postimi i plotë:
“Big Brother” ka vendosur pas konsultimit me ekipin mjekësor se Einxhel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë duke iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri!
Incidenti i rëndë ndodhi teksa Einxhel Shkira po zhvillonte një nga lojërat e organizuara me konkurrentët e tjerë. Sfida ishte të hipte sipër një “rrotë” të improvizuar (një nga kolltuqet në shtëpi) dhe të rrotullohej së bashku me të. Në fillim banorët e pritën me të qeshura dhe me shaka por moderatoja shprehu mbrëmë se në momentin e incidentit nuk ka dashur të përhapë panik ndaj e ka kaluar me të qeshur. Gjithashtu ajo falendëroi banorët që i kanë qëndruar afër.