Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestë ditën e sotme para selisë së Partisë Demokratike. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë së Partisë Demokratike. Mbështetësit e Berishës do të tentojnë të nxjerrin nga zyra kryedemokratin Lulzim Bashën në përpjekje për të përmbushur vullnetin e referendumit të 18 dhjetorit ku afro 44 mijë anëtarë të PD-së vendosën pro-shkarkimit të Lulzim Bashës nga funksioni i liderit të PD-së.
Advertisements
Lideri historik i PD-së, Sali Berisha pranoi mbrëmjen e djeshme në një intervistë se Basha do të largohet butësisht nga selia e PD-së. Ai theksoi se dhunë nuk do të ketë por do të gjenden mënyra të tjera për ta larguar Bashën nga selia. Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë thirrje demokratëve që sot të qëndrojnë larg selisë blu, pasi Berisha ka angazhuar kriminelë, trafikantë e persona me precedentë penalë për zhvilluar dhunë.
Një deklaratë e fortë u tha mbrëmjen e djeshme nga ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho i cili ka paralajmëruar se mund të ketë dhe viktima. I ftuar në “Zona Zero”, Braho paralajmëroi më konkretisht vrasjen e një deputeti të Partisë Demokratike, por pa i përmendur emrin. Ai tha se personi me inicialet E.A., mund të vritet sot, kështu që e këshillon të marrë masa e të ruhet. Inicialet E.A., përkojnë me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, por nuk dihet nëse Braho e kishte fjalën për të.
Advertisements
Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.
Dert e kryeministrisë janë blinduar për të shmangur çdo lloj incidenti që mund të ndodhin ditën e sotme ndërsa policia e shtetit ka marrë masa për të qënë në gatishmëri.
Çfarë ka ndodhur deri më tani në Partinë Demokratike?
Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2022 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi në Kuvendin e 18 dhjetorit, Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi. Të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare.