Një 38 vjeçar me inicialet E.GJ ka rënë nga kati i dytë i një banese në Qytet Studenti dhe si pasojë ka marrë dëme serioze në trup.
Advertisements
Sipas njoftimit zyrtar të policisë burri po punonte ndërsa ka rënë poshtë aksidentalisht. Mësohet se ai është dërguar me urgjencë në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Advertisements
Me datë 12.01.2022, në afërsi të Qytetit Studenti, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i një objekti, shtetasi E. Gj., 38 vjeç, i cili ishte duke punuar.
Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.