Zhvillimet e bujshme në vend, reagon Edi Rama: Ja çfarë do të ndodhë sot

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status në tëitter për situatën aktuale politike dhe sidomos atë në PD.

Advertisements

Reagimi i Edi Ramës:

S’kam ndërmend të merrem as me kufomat grata nongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin!

Advertisements

Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!

Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJanë të ngjashme! Omicroni dhe gripi stinor ‘hutojnë’, ja cilat janë ndryshimet
Artikulli tjetërI fundit! Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, njoftohen Masat e Reja anti-COVID