“Zëri i një engjëlli”/ Këngëtari me origjinë shqiptare fiton çmimin si “Vokali më i mirë” në faqen zyrtare të “Eurovision” (VIDEO)

TIRANE

Advertisements

Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon’s Tears i cili ka përfaqësuar Zvicrën vitin e kaluar, është shpallur fitues si vokali më i mirë në faqen zyrtare të “Eurovisionit”.

Talenti i tij është pëlqyer shumë nga votuesit ku tashmë e kanë përzgjedhur si fitues. Ka qenë vetë faqja zyrtare e “Eurovisionit” që ka publikuar një video të këngës së Gjonit me mbishkrimin “zëri i një engjëlli, është fitorja jote çmimi i zërit më të mirë në Eurovison”.

Advertisements

Përveç Gjonit, ishte dhe këngëtarja Anxhela Peristeri një nga kandidueset për të fituar çmimin si vokali më i mirë, duke bërë kështu që në garë të konkurronin dy shqiptarë.

Rikujtojmë dhe njëherë se fituesja e “Festivalit të Këngës” për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong” është Ronela Hajati, me këngën e titulluar “Sekret”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion sulmon Ronela Hajatin: “Kjo nuk është këngë”
Artikulli tjetërSurprizon moti në orët e para të vitit 2022, diell e temperatura ‘jo normale’