Zbulohet plani ‘hakmarrës’ i Bashës kundër Sali Berishës

Pasditen e kësaj të premteje është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike, e cila në fokus ka organizimin e Kuvendit Kombëtar të 18 Dhjetorit.

Advertisements

Mësohet se , Kryesia ka propozuar që në strukturat e PD-së të mos ketë individë “non grata”, ky padyshim kjo lidhet me emrin e Berishës, i cili nga ana e tij ka nisur punën për t’u rikthyer në krye të Partisë.

Diskutimet që janë mbajtur mes anëtarëve të Kryesisë:

Advertisements

Dhurata Çupi: Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi në gjendje ta përballojmë dot këtë ndaj demokratëve?

Agron Gjekmarkaj: Jam dakord me propozimin!

Ervin Salianji: Ta kthejmë në rezolutë!

Ndër të tjera mësohet se është miratuar ngritja e Komisionit Statutor. Anëtarë të saj do të jenë Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli dhe Jonila Godole.

Gjatë ditës së nesërme, Lulzim Basha do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë referendum për shkarkimin e kreut të PD-së me anëtarët e kësaj force politike në të gjithë vendin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ke thënë se ke dikë jashtë’/ Dagz kërkon përgjigje nga Einxhel
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e shtunë, 18 dhjetor 2021