Ylli Manjani sulmon politikën shqiptare: E majta dhe e djathta sulmojnë individin dhe lirinë, janë në garë se kush dhunon më shumë demokracinë

Ish-ministri Ylli Manjani ka sulmuar politikën shqipatre, pasi është shprehur se e majta dhe e djathta janë qesharakë deri në neveri.

Advertisements

Sipas tij, të dyja palët sulmojnë individin, lirinë e dinjitetin, ndërsa nuk njohin e as tentojnë të ndërtojnë një shtet jo partiak.

“E majta dhe e djathta në politikën tonë janë karikaturë.

Advertisements

Qesharakë deri në neveri.

Medemek e djathta sulmon me bukë në trastë kapitalin, bisnesin, pronën e familjen…

Medemek e majta sulmon ashpër punën, drejtësinë e barazinë sociale, të përbashktën…

Të dy palët sulmojnë individin, lirinë e dinjitetin. Janë të garë se kush dhunon më shumë demokracinë.

Të gjithë nuk njohin e as tentojnë të ndërtojnë një shtet jo partiak.

Nga kjo pikpamje, nuk e di a jemi në krizë politike apo nuk ndërtuam kurrë politikën e duhur”, shkruan Ylli Manjani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGreqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet shkund Korinthin
Artikulli tjetër“Mbi 20 mijë paund për të shkuar në Angli”/ “The Mirror”: Si kontrabandistët shqiptarë përdorin “TikTok” për kalimet ilegale me kamion drejt Britanisë