Ylli Manjani ‘shpërthen’ ndaj Bashës: “Po të isha si Berisha, do ta nxirrja jashtë Lulin me gjithë brava”

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur mbrëmjen e sotme për situatën dhe përçarjet në Partinë Demokratike. Ai u shpreh në një intervistë për “Syri tv” se po të ishte në vend të Sali Beërishës, do të nxirrte jashtë zyre Lulzim Bashën, pasi sipas tij ai nuk është më kryetar i PD-së.

Advertisements

“Nëse do isha Sali Berisha, do e nxjerrja jashtë Lulzim Bashën, me autoritetin e anëtarëve të partisë, sepse e thjeshtë, ka urdhëruar partia. Jo jam jo nuk jam, nëse ndjekim logjikën zyrtare, këtë rrugë ndjekim, Basha nuk është kryetar i PD, le ta takojë kushdo, çfarë do lloj ambasadori, le t’i shkojë në shtëpi, ta bëjnë krushk, ta bëjnë dhëndërr, çfarë të kenë qef të bëjnë me të.

Institucionalisht ngjarja është e zgjidhshme, nuk e kuptoj pse nuk ndodh. E gjitha ndodh për bravat e Bashës. Gjithë ajo gjë e madhe është katandis me bravat se nuk lëshon Luli bravat, Lulzim Basha duhet nxjerrë me gjithë bravë jashtë, shiko punët e tuaja o vëlla, bëj mbledhje ku të duash”, deklaroi Manjani.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTayna surprizon fansat në ditëlindjen e saj! Jo vetëm mori, por edhe bëri dhurata (VIDEO)
Artikulli tjetërKrisja mes Monikës dhe Ilirit: ”Nuk e pres nga ai, kjo nuk është shoqëri”, ja çfarë po ndodh