Ulen temperaturat deri ne -5 gradë, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në ulëtsirën perëndimore, por vranësira më të shpeshta do ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Advertisements

Pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave në verilindje dhe skajin juglindor duke rrezikuar dhe momente me reshje të pakta dëbore. Edhe orët e natës vijojnë në ndikimin e motit të vranët.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por por edhe në mesditë duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -5°C deri në 12 °C.

Advertisements

Era do të fryjë mestare dhe e fortë nga Veriu-Verilindja duke arritur shpejtësi 55 km/h nga për pasojë në brigjet detare krijoket dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizojnë motin në Republiken e Kosovës deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranesirave duke sjellë reshje dëbore, më të dukshme në Gjilan dhe Mitrovicë.

Oret e pasdites sjellin permiresim te dukshem te motit duke ri-sjelle kthjellimet ne territorin e kosoves.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore mbizotërojnë motin në MV duke filluar nga orët e para të ditës. Por duke ju afruar mesditës do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke sjellë pauz të reshjeve dhe ri-kthim të motit të kthjellët në të gjithë republikën e MV./abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakProtesta e 20 dhjetorit, Berisha: Në mbrojtje të interesit kombëtar, shqiptarët e dinë rolin e tyre
Artikulli tjetërMonika veshi këmishën e Ledrit, Sara Hoxha bën komentin EPIK (Foto)