U zëvëndësua nga Sonila Meço në ‘Big Brother Vip’/ Balina shpërthen keq dhe kritikon ashpër produksionin dhe opinionistët e ‘BBV’

Moderatorja, Arbana Osmani, deklaroi se opinionistja Balina Bodinaku do mungojë për pak ditë për shkak të gjendjes shëndetësore pasi ajo është infektuar me covid-19.

Advertisements

Mungesa e saj u vu re edhe mbrëmjen që kaloi, ku ajo mungoi në një nga netët më të tensionuara ku Beatrix dhe Donaldi folën për herë të parë për lidhjen e tyre.

Por menjëherë pas mbrëmjes, Balina u shfaq në një VIDEO LIVE në Instagram me ish-banoren, Sheila. Balina u shpreh se nuk i pëlqeu aspak nata e djeshme dhe se produksioni dhe opinionistët e trajtuan si një gjyq moralist sipas saj.

Advertisements

Ajo gjykoi drejtpërdrejtë Arbrin dhe Sonilën duke u shprehur se i kanë kërkuar llogari Donaldit dhe Beatrixit si në komunizëm dhe se kjo nuk u duk aspak e drejtë.

Balina zbuloi gjithashtu se do të kthehej në program ditën e martë dhe se gjendja e saj shëndetësorë është përmirësuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Ndihem në faj’, Donaldi flet për Borën: Ajo s’më dërgoi asnjë shenjë, unë prisja…
Artikulli tjetërRikthehen temperaturat nën zero, Adiola Bani bën parashikimin për ditët në vijim