Ditën e sotme aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, i’u nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në tru. 9 vite pasi kishte arritur të triumfonte mbi sëmundjen, Adriana më herët na bëri me dije se tumori ishte rikthyer përsëri në kokën e saj dhe se ajo do të duhej dhe njëherë të vendosej mes jetës dhe vdekjes.
Advertisements
Të shumtë kanë qenë ata artistë, deputetë dhe njerëz të ekranit të cilët i uruan shërim të shpejtë aktores. Së fundmi, edhe Fifi ka treguar mbështetjen e saj ndaj Adrianës. Përmes një fotografie të aktores në rrjetet sociale, Fifi shkruan se sa shumë ajo i mungon dhe mezi prej ta takojë.
Ndër të tjera Fifi shton se ajo është njeriu më i fortë dhe i guximshëm që ka njohur.
Advertisements
“O jeta je, oj energji e pastër. Jom t’u maru met përqaf e met marr erë…o njeri ma i fortë e ma e guximshme që e kom njoft najherë. Jam tut prit me zell e dashni kur të kthehesh me pi qaj rusi n’dar edhe me bo muhabet plot se kemi me fol…plus më duhen këshillat e tua. Oj aktorja jeme e preferume që ma ngjeth mishin sa herë të shoh. Të dua shumë.”, shkruan ajo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!