Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pensilvani ku 3 anëtarë të një familje humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë gjatë mëngjesit të krishtlindjeve. Shtëpia e Eric dhe Kristin King në Quakertown, në pjesën juglindore të shtetit, mori flakë ndërsa familja flinte pasi dritat e pemës së Krishtlindjes bënë masë dhe ndezën zjarrin.
Advertisements
E gjithë shtëpia u shkrumbua. Tragjikisht, dy nga fëmijët, Liam, 11 vjeç dhe Patrick, 8 vjeç së bashku me babanë e tyre Eric, 41 vjeç dhe dy qentë e tyre humbën jetën. Nëna, Kristin ia doli e gjallë së bashku me djalin e saj të madh, Brady 13-vjeçar. Në një moment, zjarrfikësit kanë mundur të futen brenda shtëpisë, por nga flakët e forta janë tërhequr prapa.
Zyrtarët thonë se zjarrfikësit bënë disa përpjekje për të shpëtuar familjen e bllokuar brenda shtëpisë, por nuk ishin në gjendje t’i arrinin ato.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!