Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së moderatorit Arian Çani për të komentuar si analist përplasjen mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Advertisements
Madje, për t’u futur në rol, Rama ka hequr kravatën dhe xhaketën e kostumit, duke e zëvendësuar me një nga xhaketat që ai i quan “të terrenit”.
Ai është zhveshur “live” në emision, teksa xhaketën blu e ka zëvendësuar me një xhaketë vishnje.
Advertisements
“Thuaji pak atyre çunave të sjellin ato dy xhaketat e terrenit. Unë si analist mund të jem më mirë se ata që ke ti”, u shpreh Rama përpara se t’i vinin xhaketat.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!