‘Tetë burra me thika e sopatë’. Dëshmitarët flasin pë vrasjen e shqiptarit në ‘shtëpinë e barit’ në Angli

Për fat të keq historitë e shqiptarëve me ‘shtëpi bari’ sa vijnë e shtohen.

Advertisements

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Angli, ku një person është plagosur për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:15 në rrugën ‘Caley’.

Advertisements

Një dëshmitare okulare ka treguar se rreth tetë burra kishin mbërritur në pronë të armatosur me thika dhe një sëpatë. Prona është konsideruar si një “shtëpi bari”.

“Burrat kanë hyrë me forcë dhe thyen derën e përparme ”- tregoi dëshmitarja

Ndër të tjera ajo shtoi se shtëpia në fjalë ishte marrë me qira nga tre burra për katër vitet e fundit, të cilët ajo mendon se janë shqiptarë.

Nga ana tjetër një fqinj thuhet se ka zbuluar një sëpatë të hedhur në Rankine Road aty pranë, pranë një Ford Fiesta, të cilën policia e sekuestroi më vonë.

Për policinë banorët kanë treguar se rruga mbante e gjithë erë kanabis.

Sipas mediave të huaja një tjetër person ka thënë se ka parë rreth 15 burra duke vrapuar ndërsa mbanin bimë kanabis.

“Ne nuk po flasim për bimë të vogla këtu,” tha ai. “Po flasim për “gjysmë pemë”, ka treguar ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDetaje nga ekzekutimi i ish deputetit në Shkodër, si u qëllua me pistoletën e futur në qese
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 6 dhjetor 2021