Temperaturat zbresin deri në -5°C dhe reshje dëbore në disa zona, ja si do të jetë moti këtë javë

ava që presim përpara parashikohet një tjetër javë me reshje shiu e dëbore për vendin tonë, por përgjatë saj nuk do të mungojnë edhe ditët me diell.

Advertisements

Java nis me ditën e Hënë dhe mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të vazhdueshme përgjatë. Reshjet do të jenë kryesisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Por në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e jug – jugperëndimit reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore mbi 300metër parashikohen edhe reshje dëbore me intensitet mesatar të cilat zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të ditës së Martë.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë edhe për ditën e Martë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.

Advertisements

Për ditën e Mërkurë dhe relativisht atë të Enjte kemi një përmirësim të kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Gjatë ditës së Enjte në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit prej orëve të pasdites reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Java mbyllet me ditën e Premte dhe mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhueshme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore.

 

 

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë 

 

me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 6 dhjetor 2021
Artikulli tjetërLidhja me Beatrix shkaktoi “furtunë” në rrjet, ja qendrimi i nënës së Donaldit: Vepro sikur…(FOTO)