Të shtënat në Tropojë! I riu qëllon një 33-vjeçar nga fisi Haklaj, sherri nisi në lokal

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me pla gosjen me a rmë zjarri mbrëmjen e kaluar në Tropojë. Mësohet se gjatë natës një një lokal në këtë qytet është pla gosur Alban Haklaj 33 vjeç. I riu është qëlluar me armë zjarri nga 24 vjeçari Genti Vatnikaj i cili është shpallur në kërkim. Sipas policisë Haklaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e Vatnikajt.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me që llim kapjen e autorit. I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIlir Shaqiri ‘shpërthen’ ndaj Einxhel: Ordinere, unë të masakroj ty!
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 11 Dhjetor 2021