Kreu I Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë një paralajmërim të fortë ditën e sotme ku ka paralajmëruar largimin e të gjithë punonjësve të policisë të cilët kanë rezultuar përdorues droge pas testimit.
Advertisements
Po ashtu do të kryhet testi dhe në datën 20 dhjetor për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Kujtojmë se rreth Afro 200 punonjës të Policisë së Shtetit i janë nënshtruar testit të drogës në 48 orë, nga firmosja e urdhri nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në nëntor të këtij viti.
Advertisements
Të parët që i janë nënshtruar kanë qenë nga Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.
Testi i drogës bëhet për të provuar nëse efektivi i Policisë, ka konsumuar ose jo lëndë narkotike të llojit kanabis apo kokainë në muajt e fundit.
Ndalimi i përdorimit të lëndëve narkotike parashikohet edhe në Kodin Rrugor, por deri tani kontrollet kryhen vetëm kur ka raste të dyshimta për përdorim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!