Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit në Tiranë, ku avioni i linjës Tiranë-Pisa është rikthyer në pistë pak minuta pas nisjes. Shkak është bërë xhupi i një pasagjeri që mbante aromë trëndelinë. Kjo ka ngritur alarmin te stjuardesat dhe stafi i avionit për prani të lëndëve narkotike dhe për pasojë avioni është detyruar të rikthehet në vendnisje pak pasi ishte nisur dhe po bëhej gati të ngrihej në fluturim.
Advertisements
Por, pasi është kontrolluar pasagjeri dhe është verifikuar aroma e xhupit të tij avioni është nisur përsëri. Ndër të tjera, raportohet se “keqkuptimi” ka shkaktuar vonesë me gati dy orë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements