Sot pasdite nisin stuhitë/ Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për përmbytje, ja qytetet ku mund të ketë vërshime

Reshje intensive shiu pritet të përfshijnë pasditen e sotme të gjithë territorin e vendit.

Advertisements

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në qarqet Lezhë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në të gjithë territorin priten rritje të prurjeve përgjatë javës në vijim që mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara.

Advertisements

NJOFTIMI

Sipas llogaritjeve të IGJEO, përgjatë fundit të ditës së sotme (e diel, dt. 05 Dhjetor) dhe fillimin e javës tjetër priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri-perendim dhe në jug të territorit. Në qarqet Lezhë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në të gjithë territorin priten rritje të prurjeve përgjatë javës në vijim që mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara. Në zonat urbane pothuajse në të gjithë territorin, si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, kryesisht përgjatë datës 6 dhjetor 2021, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

****

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt.05) dhe nesër (e hënë, dt.06) priten reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës dhe intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në shumicën e qarqeve të tjera ato priten mesatare deri lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata. Në lartësitë mbi 1000 m ato priten të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 13 °C

në vendet e ulëta: 10 / 13 °C

në vendet malore: 4 / 8 °C

Era

Sot pasdite (e diel, dt.05) dhe nesër (e hënë, dt.06) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por në bregdet e fortë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Çfarë tradhtie!”/ Bomba në makinë, zbulohet kush tentoi të vriste presidentin turk Rexhep Taip Erdogan
Artikulli tjetër35 mijë euro për të ndërruar identitet/ Si u pajis me pasaportë greke porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut