Solli në jetë vajzën rreth një muaj më parë, 29-vjeçarja humb jetën nga Covid 19

Një grua e re, e cila ishte bërë nënë rreth një muaj më parë, ka humbur jetën si pasojë e Covid 19 në Itali.

Advertisements

Morena Di Rauso, vdiq nga Covid në moshën 29-vjeçare, ndërkohë që sipas mediave italiane ajo ishte bërë nënë në datën 19 Nëntor.

Menjëherë pasi lindi vajza e saj, ajo u transferua në një spital Covid, ndërsa sipas të dhënave të para gruaja nuk ka qenë e vaksinuar.

Advertisements

Jeta e saj u shua mëngjesin e të dielës që lamë pas.

Kryetari i bashkisë, Giovanni Lombardi, anestezist në Monaldi në Napoli, e bëri të ditur këtë në Facebook. “Vdekja e një nëne shumë të re që sapo kishte sjellë në jetë një vajzë të vogël, është diçka që mendja jonë nuk mund ta pranojë. Covid nuk bën dallime”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakThyhet gota në takimin në kuadër të “Open Balkan”, reagon Rama: Syri i keq…
Artikulli tjetër“Erdha të lyhem dhe më acaruat nervat”, plas keq mes Einxhel dhe Antonelës