Ky sezon i ‘Për’puthen’ mesa duket nuk shkoi sipas pritshmërive, as të autores Olsa Muhameti, por edhe të atyre personave që e ndjekin.
Advertisements
Emisionit i ka rënë dukshëm audienca për shkak të jo besueshmërisë, si edhe transmetimit të ‘Big Brother VIP’. Njerëzit mesa duket nuk kanë më interes për programin pas zhgënjimit nga shumë çifte.
Advertisements
Pas Ritvanës, për të cilën u dha lajmi dje se u largua nga programi, kësaj here është Xhevana (Ana) Ndoj, vajza 20-vjeçare, e cila mesa duket ka lënë programin.
Ajo ka postuar një Instagram Story me shrkimin: Jo më skenare. Fal Zotit. Nuk isha gati me shit fytyrën për pak lajm. Ndalova në kohë.
Kujtojmë se Ana nuk është e vetmja që e ka akuzuar emisionin për skenar.
Edhe ish-konkurretët e këtij viti, apo të sezonit të dytë, fill pas daljes nga emisioni ,shpesh herë kanë shprehur pakënaqësitë ndaj produksionit. Disa prej tyre kanë qenë: Hyseni, Antonia, Shqipja, Melisa, Andi, Tea, Sindi, Bearti etj.
Për disa të tjerë si Ana 1-2, Fationi,Ledjana, Antonela, Andi Artani, Atdheu etj , ka thjesht rekomandime nga produksioni, pasi askush nuk të detyron për asgjë, por skenaret e planet i bëjnë vetë konkurrentët.
Ka dhe prej atyre si Mevlani, Jasmina, Juli etj, të cilët kanë mbajtur qëndrim neutral dhe nuk janë prononcuar për këto tema.
Vlen të përmendet se gjatë këtyre dy viteve kemi parë dhe konkurrentë si Shqipja apo Tea që e kanë akuzuar produksionin për pabesi dhe më pas kanë rregulluar marrëdhëniet me ta, duke i lënë pas mosmarrëveshjet. Madje kohët e fundit është Melisa ajo që po merr seriozisht ftesën publike si e ftuar në ‘Për’puthen Prime’, pas gjithë akuzave që shtroi ndaj Olsës.
Mund të themi se ajo që është vënë re gjatë dy sezoneve të fundit të ‘Për’puthen’ është se pëlqimet e vërteta nuk zhvillohen në program. Për një arsye ose një tjetër, pëlqimet reale ndodhin jashtë kamerave, pasi përballë tyre ‘përputhen’ për publikun.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!