Skandal në politikë/ Gjendet kokainë brenda në banjot e parlamentit

Parlamenti anglez është përfshirë nga një skandal pasi u gjet një sali lënde kokainë.

Advertisements

Policia konstatoi se në 11 nga 12 tualetet e godinës së pushtetit legjislativ anglez u gjetën gjurmë kokaine.

Kryeparlamentari Sir Lindsay Hoyle, gjatë një deklarate për mediat tha se policia do të bëjnë të pamundurën për të vënë para drejtësisë të gjithë ata persona të cilët janë të përfshirë.

Advertisements

Disa prej tualeteve ku u zbuluan gjurmë kokainë janë pranë zyrës së kryeministrit Boris Johnson dhe ministres së Brendshme Priti Pratel.

Deri tani nuk është publikuar asnjë emër për këtë zbulim tronditës, por burime anonime raportuan për mediat angleze se disa prej anëtarëve të parlamentit përdorin kokainë gjatë festave në shtëpi, madje njëri prej tyre konsumoi kokainë në prani të kolegëve të tij dhe gazetarëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Oj hajdute me lekët e mia bëre vilat’/ Vazhdon sherr i ashpër mes Mandit të Nishtullës dhe Gunbardhit
Artikulli tjetërAnaliza e testit nxjerr edhe 31 përdorues droge në Tiranë e Shkodër, Dy oficerë policie në Elbasan kanë thithur ‘mall’