Beniada ka marrë sot surprizën e parë nga “Big Brother”. Fillimisht bukuroshja mori një videomesazh nga e ëma, e cila shprehu dëshirën që Beniada të kishte gjetur një djalë shqiptar brenda shtëpisë.=
Advertisements
Advertisements
Arbana i tha Beniadës se e ëma nuk mund të vinte dot dhe Beniada me pozitivitetin që e karakterizon u mjaftua me aq. Ajo nuk e priste që pak sekonda më vonë e ëma dhe i vëllai të shfaqeshin para saj.
Surpriza përloti banorët e publikun.
Beniada i përqafoi plot mall dhe falenderoi për këtë surprizë. Ndërsa e ëma e Beniadës u ngacmua paksa nga Arbana se cilin djalë pëlqen për të bijën, por ajo zgjodhi të mos thonte emra.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!