“Shëndeti gjëja kryesore”/ Mes lotësh dhe falënderimesh, jep dorëheqjen parakohe një nga yjet e futbollit botëror

Sergio Aguero ka vendosur të tërhiqet nga futbolli. Sulmuesi argjentinas u transferua te Barcelona në merkaton e verës si lojtar i lirë dhe kohët e fundit ka pasur probleme në zemër, që e detyruan të merrte vendimin e parakohshëm.

Advertisements

33-vjeçari pësoi një aritmi kardiake në ndeshjen ndaj Alaves, që u luajt më 30 nëntor. Lojtari latin ka kryer teste të shumta gjatë kësaj periudhe, teksa sot mes lotësh ka dhënë lajmin e trishtë në prononcimin për mediet.

“Dua t’u informoj se kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Janë momente shumë të vështira, por në të njëjtën kohë jam i lumtur për vendimin që kam marrë.

Advertisements

Shëndeti im vjen në vend të parë dhe pas asaj që ndodhi mjekët më kanë këshilluar që tërheqja përfundimtare është vendimi më i mirë.

E mora këtë vendim përpara dhjetë ditësh. U përpoqa të shihja nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk kishte shumë. Jam shumë krenar dhe i lumtur për karrierën që kam zhvilluar.

Që kur isha 5 vjeç ëndërroja të bëhesha futbollist profesionist. Ndërkohë që shkelmoja topin, unë ëndërroja të luaja në elitën e futbollit argjentinas, nuk më shkonte fare në mendje që do të mbërrija në Europë.

Falënderoj Indipendiente, Atletico Madrid që besoi tek unë kur isha 18 vjeç, dua të falënderoj Manchester City, ata e dinë se çfarë ndjej për ta. Dhashë më të mirën tek ai ekip dhe jam trajtuar shumë mirë atje.

Dua të falënderoj edhe Barcelonën e presidentin Laporta që më kontaktoi. E dija që po vija te një nga klubet më të mëdha në Europë, më kanë trajtuar shumë mirë.

Në fund dua të falënderoj kombëtaren argjentinase, e cila është gjëja që dua më shumë se gjithçka tjetër. Unë po largohem me kokën lart dhe i lumtur, nuk e di se çfarë më pret në jetën tjetër, por kam shumë njerëz që më duan dhe duan më të mirën prej meje.

Falënderoj edhe gazetarët, edhe ata që nuk më kanë trajtuar mirë. Falënderoj nga zemra edhe të gjithë tifozët e klubeve ku kam luajtur, nga të cilat ruaj gjërat e mira që kam përjetuar”, përfundoi sulmuesi argjentinas.

Aguero veshi 104 herë fanellën e kombëtares argjentinase duke ia dalë të shënojë 41 gola dhe të fitojë Kupën e Amerikës (2021). Me Argjentinë U23 fitoi medaljen e Artë në Lojërat Olimpike të vitit 2008, teksa fitoi dy Botërore me Argjentinë U20 (2005, 2007).

Ndërkohë, 33-vjeçari nga Quilmes, i cili është golashënuesi më i mirë i historisë së Manchester City, fitoi 17 trofe gjatë aventurave me Atletico Madrid dhe “Cityznes”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRrëfimi i këngëtares së njohur: “P*ornografia më shkatërroi, e kam parë që 11-vjeçe”
Artikulli tjetër“Do kthehen në vendet e origjinës ata që…”/ Kancelari i ri gjerman jep lajmin për emigrantët: Procedura më të shpejta azili