Serbisë i vendoset emri Kosovë, harta e autoshkollës daneze “tërbon” median serbe

Fotoja e hartës që një autoshkollë në Danimarkë ka vendosur në murin e saj ka zgjuar reagime shumë të forta në Serbi.

Advertisements

Sipas medias serbe Kurir, autoshkolla kishte varur në mur një hartë të Evropës, në të cilën Serbia ishte nënshkruar si Kosova.

Kurir shkruan se është e paqartë se ku e ka gjetur këtë hartë personi që ka varur këtë foto në mur, por duket qesharake. Është e zymtë dhe kufijtë nuk janë vizatuar me saktësi, kështu që më shumë duket se është vizatuar nga një fëmijë për detyra shtëpie në gjeografi, sesa si një hartë e vërtetë, shkruan media serbe.

Advertisements

“Ne bërtasim e shkruajmë pa ndalur se Kosova është Serbi dhe çfarë ndodh? Një autoshkollë nga Danimarka ka bërë një hartë të tillë dhe e ka varur në mur”, shkruhet në artikull.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNisi si shaka/ Videoja në Tik Tok i kushton shtrenjtë Megi Pojanit, çfarë zbuloi policia në makinë
Artikulli tjetërFlet Big Mama pas daljes nga “Big Brother VIP”: Nuk më erdhi keq që u largova, tregova që kam…