Rritje e frikshme! Nga 1 janari rritet çmimi i energjisë, OST dhe OSHEE kërkojnë rishikimin e tarifave për vitin e ardhshëm

Viti 2022 do të nisë me një rritje të çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator ka parashikuar marrjen e vendimit për rritje e tarifës për operatorin e transmetimit nga 0.75 lekë për kilovat orë në 1.54 lekë.

Advertisements

Nëse një kërkesë e tillë do të miratohet ajo pritet të reflektohet dhe në faturën e konsumatorëve.

Ndërkaq dhe OSHEE ka kërkuar shtrenjtimin me 34 për qind të çmimit. Por në këtë rast nuk do të preken familjarët por bizneset.

Advertisements

Këta të fundit përmes një deklarate për mediet kërkuan transparencë. Madje duke propozuar që rritja të jetë vetëm për energjinë e importit

“Propozimi i OSHEE dhe OST për rritjen e tarifave përkatëse të shpërndarjes dhe transmetimit është i pabazuar në kostot reale të këtyre dy subjekteve. Kërkojmë që rritja e çmimit të energjisë të jetë transparente dhe të reflektojë vetëm pjesën e tarifës ë energjisë së importuar.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! I akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuliano Bullarit në Vlorë, Bledar Selmanaj tenton të arratiset(Detaje)
Artikulli tjetërNga zgjatja e afateve për marrjen e patentës, te ndëshkimi më i ashpër për shoferët/ Ja ndryshimet në rregulloren e Kodit Rrugor