Rrebeshe dhe stuhi në gjithë vendin, si parashikohet moti në fundjavë

Sot, mbi vendin tonë parashikohet kalimi i një sistemi frontal. Duke filluar nga orët e para të 24-orëshit dhe pjesën e parë të ditës, do ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar, ndërsa në jug reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Advertisements

Në relievet malore në verilindje – lindje – juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore të cilat hera-herës edhe në formën e stuhive të dëborës.

Në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore reshjet e dëborës do të vijojnë me intensitet deri mesatar, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Advertisements

Për ditën e Diel parashikohet një përmirësim i lehtë dhe gradual i kushteve meteorologjike. Moti nis i vranët e reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar, në relievet malore reshje dëbore. Gradualisht reshjet e shiut humbasin intensitet dhe terren duke mbetur prezente vetëm në zonën veriore.

Gjatë momentin të zhvillimit të vranësirave pritet erë e fortë në formën e tufanit dhe shpejtësi deri në 25m/s nga kuadrati i jugut. Për ditën e Diel intensiteti i erës bie dhe shpejtësi maksimale deri në 15m/s si dhe drejtim nga kuadrati i veriut.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 11 Dhjetor 2021
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 11 dhjetor 2021