Rikthehen temperaturat nën zero, Adiola Bani bën parashikimin për ditët në vijim

Adiola Bani nga Meteoalb sa i takon fundjavës tha se dita e sotme do të ketë mot me kthjellime por duke filluar nga mesnata do të kemi reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe reshje dëbore në zonat verilindore dhe juglindore qe do vijojne deri te merkuren.

Advertisements

Nga e mërkura në vendin tonë do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave që do të shkojnë deri në -4 gradë Celcius, ndërsa maksimalet në +12 gradë Celcius.

Gjatë muajit dhjetor, temperaturat më të ulëta do të ndihen në Tropojë, Kukës, Has , Korçë dhe Pogradec.

Advertisements

Fundjava? Fundjava mbetet kryesisht me mot të paqëndrueshëm. Dita e sotme pak më ndryshe. Do të kemi më shumë kthjellime. Reshjet e shiut vetem gjatë orëve të para të mëngjesit të izoluara. Reshjet rikthehen në orët e vona dhe pas mesnatës. Do të ketë rebeshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Gjatë ditës së dielë zona verilindore dhe juglindore do të ketë reshje borë.

E mërkura? E hëna dhe e marta përsëri do të ketë reshje shiu dhe reshje dëborë. Vlerat minimale dhe maksimale nuk do kenë luhatje të mëdha. Fillimi i javës do të ketë të njëjtat vlera ndërsa fundi i javës do të sjellë rënie të temperaturave. Nga dita e mërkurë presim ndryshim të qarkullimit të masave tëe ajrit. Do të ketë masa ajrore nga veriu i kontinentit duke bërë që të ketë rënie me 3-4 gradë, duke bërë që termometri të zbresë deri në -4 gradë celcius dhe maksimalja do të jetë 12 gradë.

Dhjetori? Temperaturat më të ulëta në Tropojë, Has Kukës, Peshkopia, Pogradeci, Korça. Deri në -4 gradë. Në zonat e thella malorë do të shkojnë dhe më poshtë gjatë orëve të para të ditës. Gjatë orëve të ditës do të shkojnë temperaturat deri 12 gradë celcius. Ky dhjetor ka hyrë me tiparet klasike. Temperatura të ulëta, reshje dëbore. Deri në datë 15 do të vijojmë me të njëjtat kushte atmosferike. Pjesën tjetër shpresojmë të ndjejmë dimrin e vërtetë. Nëse do ta krahasonim me dhjetorin e vitit të shkuar, sigurisht që ky dhjetor është me temperatura më të ulëta. Ky dhjetor ka hyrë me këmbën e mbarë sepse ka temperatura tipike.

Kosova? Kosova dhe M. Veriut vijojnë me të njëjtat kushte si territori shqiptar. Presim reshje duke filluar nga mesnata e ditës së sotme dhe e diela, e hëna e martë , do të ketë rënie të dëborës. Mërkura sjell rënie të ndjeshme të temperaturave. Java që vjen do të jetë e ftohtë dhe për vendet e rajonit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU zëvëndësua nga Sonila Meço në ‘Big Brother Vip’/ Balina shpërthen keq dhe kritikon ashpër produksionin dhe opinionistët e ‘BBV’
Artikulli tjetërU drògua dhe dhùnùa nga burri, 27-vjeçarja në Vlorë lë fëmijën dhe largohet, policia e procedon penalisht