Reshje shiu e dëborë në male, temperaturat zbresin në -7 °C, ja parashikimi i motit për këtë javë

Dita e nesërme (e Hënë) parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësiarsh kalimtare. Në zonën e jugut në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Advertisements

Duke filluar nga dita e Martë deri ditën e Enjte në orët e mbrëmjes moti parashikohet kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash në relievet malore. Sic u theksua më lartë në orët e mbrëmjes së ditës së Enjte reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët në zonën e Alpeve.

Dita e Premte parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut (konkretisht zonen e veriperëndimit) në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore.

Advertisements

Vlen për tu theksuar gjithashtu se duke nisur nga dita e Premte – për shkak të kalimit të disa qendrave të thella të presionit të ulët – parashikohet erë tepër intensive dhe e fortë si në tokë por vecanësrisht përgjatë vijës bregdetare.

Screenshot 2 32

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 20 Dhjetor 2021, ja si do të nisë java
Artikulli tjetër“Nuk po e duroj veten time”, Beatrix i bën BBVIP kërkesën e papritur