Reagon për herë të parë Romeo Veshaj/ A do të zëvendësojë Donaldin në “Big Brother VIP”?

Moderatorja, Arbana Osmani, ka publikuar klipin që zbulon se çfarë do të ndodhë në spektaklin e mbrëmjes së sotme.

Advertisements

Dhe e gjeni dot se kush do hyjë në shtëpinë më të famshme në Shqipër? Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit.

“Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP do të ketë një hyrje të re, të cilën publiku e ka pritur pafund. A do të kuptojnë banorët që në vend të Donaldit do të jetë Romeo? Cilat do të jenë reagimet e tyre”, dëgjohet në klipin e publikuar nga moderatorja e njohur.

Advertisements

Romeo Veshaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me shkëmbimin me binjakun e tij në Big Brother Vip.

Ai ka ndarë një foto krah të vëllait ku shkruan: “Sonte është koha, mezi po pres”.

Nuk dihet nëse Romeo do qëndrojë vetëm për disa orë me qëllimin për të hutuar banorët apo do të jetë banor bashkë me Donaldin.

(E.H/Faxweb.al)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Covid bën ‘kërdinë’ në vend, ja sa raste të reja e humbje jete u regjistruan në 24 orë
Artikulli tjetërI fundit/ Jep dorëheqjen Arben Vitia