Vizita e Papa Françeskut në Qipro dhe Greqi nuk ka shkuar dhe aq e qetë sa ishte menduar.
Advertisements
Gjatë vizitës në pjesën greke të ishullit, mediat raportuan se një person i armatosur me thikë ishte arrestuar, teksa dyshohet se kishte plane të sulmonte Atin e Shenjtë.
Ndërsa në Athinë Papës i ka ndodhur një tjetër incident. Teksa ka hyrë në kishë, një prift orthodoks i është drejtuar me fjalët “Papa, je heretik”.
Advertisements
Siç duket edhe në video, menjëherë ka ndërhyrë siguria duke e rrëzuar priftin në tokë.
Katolikët dhe ortodoksët kanë qenë të përfshirë në dialog që synon ribashkimin eventual për dekada dhe bashkëpunojnë në shumë nisma sociale, por të dyja palët janë ende shumë larg në pikëpamje teologjike.
Raportet e tyre kanë ende mprehtësinë e shekujve, sidomos në nivele të larta teologjike, dhe kjo u vu re së fundi në Greqi me priftin ortodoks që “çoi në zjarr” kreun e botës katolike.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!