Policia arreston 33 vjeçarin, tentoi të hynte në Kukës me 39 mijë euro dhe pajisjen e kriptomonedhave

Morinë, Kukës

Advertisements

Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.

Advertisements

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak19 shtete të BE bien dakord të ndryshohet modelimi i kartëmonedhave euro
Artikulli tjetërSi të dalloni se simptomat që keni vijnë nga varianti ‘Omicron’, shenjat që shfaqet gjatë natës