A keni menduar skenarin për skenarin e tërheqjes tuaj, tërheqjen e Bashës dhe të hapet vendi i një lidership të ri që merr pëlqimin e Amerikës?
Advertisements
Basha është një deputet i thjeshtë tani, është i shkarkuar. Po të dojë të hyjë në garë, por ai ka frikë. 5 janar është dita që ai duhet të lirojë zyrën, përndryshe përmbaruesi që është anëtarësia liron zyrën. Nëse nuk do të ekzistonte një terren i tillë në anëtarësinë e PD-së dhe shoqërinë shqiptare, ai qëllim do të mbeste thjesht iluziv. Ky është revolucion paqësor që po vlon. Ka vlim ndjenjash në shpirtrat dhe zemrat e dhjetëra mijëra demokratëve. Ne ramë në sondazhe në 19% për shkak të pabesisë së Bashës. Ky revolucion e ngriti PD-në në shpejtësi të paimagjinushme. Sot jemi mbi nivelet para 25 prillit. Nuk është magji e Sali Berishës, e kundërta është e vërtetë. Magjia ishte ne shpirtin e tyre, por unë e zgjova.
Do konkurroni për kryeministër?
Advertisements
Unë kam deklaruar se për kryeministrin duhet të shprehet anëtarësia. Do ketë një referendum që të jenë ata vendimmarrësit kryesor. Është normale të ketë mendime të ndryshme, por është po kaq normale që të bashkohemi në qëllimin tonë.
Çfarë veprimi do merrni në grupin parlamentar?
Unë kam një ftesë për deputetët e PD-së që të përdorin këto ditë për të arsyetuar deputetë të kujt janë. Dhe të bashkohen me shumicën. Me Lulzim Bashën, i garantoj secilin prej tyre nuk i lidh asgjë tjetër veçse gënjeshtrat e tij. Është e papranueshme për një njeri të civilizuar të besojë gënjeshtrat e një njeriu që nuk kanë fund.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!