Personi i parë me tatuazh në fytyrë që prezanton lajmet, gazetarja bën historinë! (FOTOT)

Një gazetare në Zelandën e re ka hyrë në histori si personi i parë me tatuazh në fytyrë që prezanton lajmet.

Advertisements

Mediat e huaja raportojnë se Oriini Kaipara u vlerësua dhe fitoi shumë zemra në internet nga njerëzit që theksonin se sa rëndësi ka përfaqësimi i vetes.

Advertisements

Oriini Kaipara, 37 vjeç ka një tatuazh etnik në mjekër, e cila mbahet nga gratë maori të quajtur moko kauae. Kaipara shpjegoi se ajo e bëri tatuazhin në vitin 2017 pasi një test i ADN-së zbuloi se ajo ishte 100 për qind Maori.

Moko kauae përfaqëson një rit kalimi, duke shënuar kalimin midis vajzës dhe moshës madhore dhe simbolizon një proces personal transformimi./albeu.com/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Covid “fiton terren” në Kosovë, MSH publikon bilancin për 24 orët e fundit
Artikulli tjetërDjali i propozon të dashurës në koncertin e Fifit, shikoni reagimin ‘epik’ të këngëtares (VIDEO)