Përplasja Berisha-Basha/ A do ta mbrojë Policia e Shtetit godinën e PD? Ja si përgjigjet Rama

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama është pyetur se a do të ndërhyjë Policia e Shtetit në rast se do të ketë përplasje mes dy palëve në PD.

Advertisements

Ai deklaroi se një godinë partie është pronë private dhe nuk mund të ndërhyhet, ndërkohë që shtoi se kompetencat janë të Policisë së Shtetit.

“Basha dhe Berisha e kanë braktisur bazamentin e lidershipit, që është mbrojtja e interesave të përbashkëta të atyre që udhëheqin dhe janë futur në petkun e marrëzisë. Janë hije që kacafyten në emër të së shkuarës. A i ke parasysh dy njerëz që po nuk u kapën te tjetri bien? Ky është ngërç i vazhdueshëm. Ky ekuilibër nuk mban lidershipin. Nuk ka më kala aty sepse faktikisht edhe njëri e tjetri janë qesharakë në një përpjekje konkrete.

Advertisements

Territoret e partive politike historikisht nuk janë prekur nga të jashtëm. Ato janë në pronësi morale të partive. Unë si analist them që Edi Rama s’ka punë të përzihet me këtë gjë. Kjo është një çështje që ka të bëjë me marrëdhëniet e partisë politike, shtetin dhe forcave të rendit, unë them si analist se në këtë pikë dhe punë qeveria s’do të përzihet. Edi Rama dhe qeveria s’kanë punë të përzihet në një territor që i përket një partie politike. Ata janë pengje të njëri-tjetrit”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBasha mbledh Kuvendin Kombëtar të PD/ Nga përplasjet me Berishën tek e ardhmja e partisë, çfarë pritet të ndodhë sot
Artikulli tjetërArbër Hajdari e thotë hapur: Beniada konkurrentja më e fortë e Big Brother