Donaldi është pushtuar nga emocionet mbrëmjen e sotme pas surprizave të njëpasnjëshme. Pas surprizës së Romeos, rradhën e kanë patur prindërit.
Advertisements
Përpara se t’i takonte ata Donaldi tha se rrugëtimi i tij nuk ka qenë aspak i lehtë teksa tregoi problemet e shumta ekonomike dhe sfidën e madhe për të krijuar një karrierë të suksesshme.
Advertisements
“Ne nuk kishim të ardhura aspak, ishim në gjendje shumë të keqe. Agron Llakaj na mundësoi që me idenë e tij për të na promovuar në ekran të hapte një dritare shumë të madhe për ne”, tha ai.
Ai u ndal padiskutim tek dashuria e madhe që ka për familjen e tij.
“Janë gjëja më e shtrenjtë që kam. Jam shumë me fat që i kam dhe nuk e di nëse do kem dot mjaftueshëm mundësi t’i falenderoj për gjithçka”, tha Donaldi dhe pas kësaj Arbana i kërkoi të dilte në oborr.
Aty Donaldi shpërtheu në lot kur pa prindërit dhe i përqafoi plot mall. Takimi mes tyre përloti edhe banorët brenda në shtëpi dhe ata në studion e spektaklit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!