Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion sulmon Ronela Hajatin: “Kjo nuk është këngë”

Pasi Ronela Hajati u shpall fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar kanë ardhur edhe reagimet e ndryshme ndaj këngës së saj që mban titullin “Sekret”.

Advertisements

Kënga e Ronela Hajatit, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2022 në Itali është kritikuar edhe nga këngëtarja Hersi Matmuja. Kjo e fundit, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion 2014, ka ironizuar në Facebook, Ronela Hajatin për këngën e saj.

“Ku është kënga?”, ka pyetur ajo, ndërsa ka marrë komente të shumta nga miqtë e saj në Facebook. Ajo i është përgjigjur gjithashtu edhe një komentuesi, duke thënë se përpiqet ta kuptojë këngën “Sekret”, por që nuk e gjen kuptimin e saj.

Advertisements

“Jam dakort që ka këngë më të mira Ronela. Nuk më pëlqen të flas negativisht por të betohem që po mundohem me dëshirën e mirë për ta kuptuar por si mendim profesional kjo nuk është këngë. Nuk e kuptoj dot nga fillon e nga mbaron. Teksti nuk ekziston, janë fjale të futura aty pa sens. Por unë asaj si vajzë i uroj suksese, profesionalisht kam shumë rezerva”, ka shkruar Hersi.

Hersi Matmuja përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2014 në Danimarkë, me këngën “Zemërimi i një nate”, por pa arritur të kualifikohet në finale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKjo është simptoma që po iu shfaqet personave që preken nga Omicron, ndodh zakonisht gjatë natës…
Artikulli tjetër“Zëri i një engjëlli”/ Këngëtari me origjinë shqiptare fiton çmimin si “Vokali më i mirë” në faqen zyrtare të “Eurovision” (VIDEO)