Për herë të parë pas 17 vitesh, Barcelona i thotë ‘mirupafshim’ Champions-it, katalanasit do të luajnë në Europa League

Barcelona u mposht 3-0 nga Bayern i Mynihut duke i dhënë kështu lamtumirën këtij edicioni të Ligës së Kampioneve.

Advertisements

Kjo është hera e pare në 17 vitet e fundit që katalanasit nuk kualifikohen për në 1/16-at e Ligës së Kampionëve. Bayern arriti fitoren e 6-të radhazi falë golave të Tomas Myler, Leroi Sane dhe Xhamal Musiala.

Advertisements

Barcelonës i nevojitej të paktën një barazim për të avancuar në fazën e ardhshme të turnet, teksa Benfika arriti të fitonte 2-0 ndaj Dinamos së Kievit.

Në Grupin F, Manchester United i kualifikuar barazoi ndaj Young Boys.

Në grupin G, Lille fitoi në Gjermani ndaj Wolfsburg, ndërsa në vend të dytë kalon Salzburg që mundi një kundërshtar të fortë si Sevilla, e cila mbeti edhe me dhjetë lojtare në pjesën e dytë.

Juventusi arriti një fitore minimale ne Torino ndaj Malmos fale golit te Moise Kean, ndërsa kampionet në fuqi të Celsit barazuan 3-3 në Rusi ndaj Zenitit.

Me këtë rezultat skuadra e Masimiliano Alegrit arrin t’i rrëmbejë vendin e parë në grup londinezëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Incidenti me tragetin, Porti i Durrësit nxjerr njoftimin e rëndësishëm
Artikulli tjetërVeshjet e ministreve bëhen pjesë e replikave në Kuvend